Aksion policor po zbatohet në lidhje me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB

nga D V

Shkup, 5 shkurt – Aksion policor po zbatohet për momentin lidhur me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Nëpunës të policisë nga Departamenti për Çrrënjosje të Krimit të Organizuar dhe Serioz, Departamenti për Polici Kriminalistike dhe Departamenti për Kontroll të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pas udhëzimeve të prokurorit kompetent publik vijojnë masa dhe aktivitete lidhur me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB”, konfirmuan nga MPB.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, siç bënë të ditur një pjesë e mediave, bëhet fjalë për hetim lidhur me dyshime për keqpërdorim të tenderëve për serivisim të veturave zyrtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More