Aksion tradicional i dhurimit të gjakut në shenjë kujtimi të tërmetit katastrofik në Shkup

Shkup, 26 korrik – Me moton “Për Shkupin me dashuri, dhuro gjak – bëhu human”, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit organizon sot tradicionalisht një fushatë të dhurimit të gjakut në kujtim të tërmetit katastrofik në Shkup, dhe në shenjë solidariteti dhe humanizmi të bashkëqytetarëve tanë.

 

Aksioni i dhurimit të gjakut, i cili organizohet me mbështetjen e Kryqit të Kuq Komunal të Kisella Vodës dhe Institutit për Mjekësinë Transfuziologjike, do të realizohet nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 17 në Qendrën ditore të dhurimit të gjakut, e sistemuar në “Dare Xhambaz”.

“Në ditën e solidaritetit, kur Shkupi kujton domethënien e tij, i ftojmë qytetarët të jenë pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut dhe të shprehin solidaritetin e tyre përmes aktit të dhurimit të gjakut”, thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq, prej ku shtojnë se dhurimi i gjakut është plotësisht i sigurt dhe në kushte pandemie me Kovid-19, dhe se aksioni i dhurimit të gjakut do të kryhet në përputhje me të gjitha protokollet e përcaktuara të punës.

Related posts

Editorial/ A po tenton Vuçiq që përmes të pagjeturve të luajë rolin e viktimës para ndërkombëtarëve?

Z H

Mickoski: Arsovska ka potencial të madh

D V

Nikollovski: Nuk ka arsye për shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com