Aksion vullnetar për pastrimin e plazheve të Ohrit

nga Xh M

Ohër, 21 qershor – 30 vullnetarë me varka pastruan një pjesë të plazheve përgjatë liqenit të Ohrit. Ata u nisën nga Kaneo, përmes Labinos, Plazhit të qytetit dhe Qytetit të vjetër, duke dashur të rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtjen e liqenit. Ndalonin në secilin prej plazheve, grumbulluan mbetjet në thasë dhe më pas i transportuan në vendet e duhura me mjetet e tyre lundruese.

“Këto janë mbeturinat që kam mbledhur vetëm për gjysmë ore. Po të rrimë gjithë ditën kushedi se çfarë do të mbledhim. Plehra ka shumë, prandaj jemi mbledhur sot në Ditën e Liqenit, që sidomos të rinjtë të mësojnë se duhet ta shijojnë liqenin dhe t’i marrin plehrat e tyre në shtëpi. Unë kam shampo, kos, lëngje, brumëra. Këto nuk kanë rënë prej diku por i kanë sjellë këtu. Kanë ngrënë, kanë pirë dhe i kanë lënë. Për t’i mbledhur duhet vetëm një qese”, deklaroi Elizabeta Mujoska – vullnetare.

“Meqenëse sot është Dita e Liqenit, duam të ndihmojmë në pastrimin e bregut dhe ta shijojmë”, tha Marko Bimbiloski – vullnetar.

Aksioni i organizuar nga klubi SUP nga Ohri, zhvillohet për të pestin vit me radhë.

“Në fillim kemi qenë një grup i vogël miqsh, shokë dhe tani kanë filluar të bashkohen më shumë. Mendoj se nga viti në vit do të rritet ndërgjegjësimi, fillimisht te popullata vendase, pastaj nga qytetet e tjera, te turistët”, u shpreh Vladimir.

Këtë vit bëhen 25 vjet nga nënshkrimi i memorandumit për mbrojtjen e liqenit ndërmjet Ohrit, Strugës dhe Pogradecit. Problemi kryesor, përveç ndërgjegjësimit të ulët mjedisor për mbrojtjen e tij, është mosfunksionimi i sistemit kolektor, urbanizimi masiv, ndërtesat pa leje të ndërtuara, si dhe shkarkimi i ujërave të zeza.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More