Aksionet e Man United janë rritur me miliona euro pasi njoftuan marrëveshjen me Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo është kthyer në Manchester United, pas shumë vitesh, ku bëri karrierë te Real Madrid dhe Juventus. 

 

Djajtë e Kuq njoftuan se kishin rënë dakord me Juventusin për të nënshkruar me 36-vjeçarin të premten pasdite.

Man United është një nga klubet e pakta në të gjithë botën që tregtohet publikisht në Shtetet e Bashkuara.

Aksionet e klubit u rritën pasi ata njoftuan marrëveshjen për Ronaldon.

Sipas Joe Pompliano, $ MANU është rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.

Një grafik, i ndarë nga Telegraph, jep një paraqitje vizuale të asaj se sa aksione janë rritur në orët e fundit pas njoftimit të marrëveshjes me Ronaldon.

Ronaldo ende nuk ka nënshkruar zyrtarisht me klubin, por aksionet e tyre janë rritur tashmë. Është absolutisht e pabesueshme ndikimi që ai ka në të gjithë botën.

Ai do ta përmirësojë Unitedin në fushë, por klubi do të përfitojë jashtëzakonisht shumë në aspektin financiar. 

Related posts

Kontrata e parë e Neymar me PSG-në dhe kodi që të gjithë lojtarët e tyre duhet të ndjekin

D V

PSG nuk heq dorë nga Theo Hernandez

D V

Gjigantët evropianë të interesuar në transferimin e Chiesas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More