Aksioni i madh për kontrabandë të veturave, flet Toshkovski

nga Xh M

Shkup, 29 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në mëngjes ka vizituar zyrtarët policorë në Njësinë për punë të brendshme në Gjorçe Petrov, ku është njoftuar me rrjedhën e aksionit që po kryhet sot nga pjestarë të policisë në koordinim me departamentin kriminalistik.

“Aksioni ka për qëllim shuarjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e mjeteve të shtrenjta motorike, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në disa lokacione. Ne vazhdojmë të luftojmë kundër të gjitha formave të krimit, sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jetojnë në një vend stabil dhe të sigurt”, theksoi ministri Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More