Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Aksioni për “Lojërat e fatit”, gjykata merr të pandehur 93 persona

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke marrë të pandehur 93 persona për sa i përket ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Shtetasit e marrë të pandehur janë administratorë lokalesh dhe punonjës, të cilët vendosnin baste online.

Hetimi për këtë çështje nisi në korrik të viti 2019, ndërsa në shkurt të vitit 2020, policia dhe prokuroria finalizuan operacionin që u shtri deri në 8 qarqe të vendit.

Në atë kohë, referuar dosjes së prokurorisë, u angazhuan agjentë policie që prezantoheshin si qytetarë për të vënë lloto.

Policia në operacionin “Lojërat e Fatit” vuri në pranga 115 persona, nga të cilët 93 u proceduan dhe u morën si të pandehur. /euronews

Postime të ngjashme

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Disa persona në Prishtinë e rrahin një femër dhe e detyrojnë të abortojë

S.B.

EMRAT/ Ish-kryeplaku dhe i biri në krye të grupit të trafikut të drogës! Si bëhej shitja nga Korça në Fier

S.B.

Një automjet me 12 emigrantë është rrokullisur derisa po ikte nga policia

S.B.

Dje në Shkup u sanksionuan 217 vozitës

S.B.

Pejë: Arrestohen shtatë persona për bixhoz të paligjshëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...