Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Shkup, 6 mars – Burime të Alsat njoftojnë se nga aksioni i sotëm kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike në “Bogorodicë” janë kapur 300 deri në 500 kilogramë marijuhanë.

Policia mbrëmjen e sotme fillimisht kishte ndaluar një kamion nën dyshime për posedim të lëndëve narkotike, pas çka janë kryer kontrolle dhe është sekuestruar sasia e marijuhanës.

Jozyrtarisht mësohet se për momentin është ndaluar shoferi i kamionit. Kjo është sasia e dytë me lëndë narkotike që është kapur gjatë ditës së sotme, pas kapjes së rreth 200 kg marihuanë në rajonin e Gjevgjelisë. Informacione  zyrtare në lidhje me aksionet në fjalë priten gjatë ditës së nesërme.

Postime të ngjashme

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...