Aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtje të armëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër shtatë të akuzuarve.

“Prokuroria Speciale njofton se kundër gjashtë (6) të akuzuarve me inicialet, E.K., N.G., H.K., Z.K., V.K. dhe V.K., aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, kundër një të akuzuari me inicialet S.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. 

Related posts

Në Prishtinë ka 13 raste aktive me Kovid-19

N E

Elezaj pas arrestimeve në Komunën e Klinës: Ofrojmë mbështetjen tonë të pa kursyer për organet e drejtësisë

D V

Kosovë/ Bashkësia Islame tregon masat e reja antiKovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More