Shkup, 25 shkurt – Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas procedurës së kryer hetimore, sot në Gjykatën themelore penale – Shkup parashtroi aktakuzë ndaj tre personave nga Kumanova, të cilët ngarkohen me vepra penale “organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”, sipas nenit 394-a, përkatësisht 394-b nga Kodi penal.
Siç informoi Prokuroria publike, I akuzuari B.A.(28) ngarkohet se I ka kryer veprat penale “organizatë terroriste” nga neni 394-a paragrafi 1 dhe “terrorizëm” nga neni 394-b paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal, përderisa të akuzuarit V.A.(22) dhe E.L.(26) me veprime të përshkruara në aktakuzë kanë kryer vepër penale “organizatë terroriste” nga neni 394-a paragrafi 2 dhe vepër penale “terrorizëm” nga neni 394-b paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal.
Sipas kumtesës së PTH-së, në fillim të vitit 2019, I akuzuari B.A., ka krijuar organizatë kriminele – organizatë terroriste “qelizë”, me baza të matricës ideologjike të organizatës së njohur terroriste Shteti islamik. Duke e pranuar planin kriminel të organizatës terroriste, pjesëtarë të saj u bënë të akuzuarit V.A. dhe E.L, si dhe tetë persona të dyshuar për të cilët po zbatohet procedure hetimore prej 28.12.2020.
Të akuzuari, siç qëndron në kumtesë, duke vepruar sipas planit të bërë paraprakisht, me qëllim të kryejnë një apo më shumë vepra të vrasjes, lëndimit trupor, shkatërrimit të objekteve publike, objekteve të infrastrukturës dhe objekteve të përdorimit të përgjithshëm në territorin e RMV-së, prej fillimit të vitit 2019 janë përgatitur, kanë blerë, bartur dhe mbajtur mjete shpërthyese, armë zjarri, municion, granata, bomba dhe pajisje ushtarake.
Duke I pasur parasysh rrethanat që kanë ekzistuar në momentin e përcaktimit të masës së paraburgimit, si dhe specifikat, llojin, peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe frikës së arsyetuar se të akuzuarit do t’I përsërisin veprat penale, përkëtsisht do të jenë në mundësi të kryejnë vepra penale, Prokuroria me Aktakuzën parashtroi edhe propozim të posaçëm për vazhdim të masës së paraburgimit të caktuar nga gjykatësi I procedurës paraprake. (Zhurnal.mk)