Agjencia Zhurnal.mk.

Aktive 10.785 raste me Kovid-19, janë vaksinuar 47 për qind e qytetarëve të moshës madhore

Shkup, 8 tetor – Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 10.785 persona, përderisa përfshirja e vaksinimit me një dozë, e popullatës së moshës madhore është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 44 për qind e qytetarëve mbi 18 vjet.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet ka marrë dy doza të vaksinës, tregojnë informacionet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më dje, sipas informacioneve të MSH, gjithsej janë vaksinuar 793.179 qytetarë, janë rivaksinuar 743.374, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 571 qytetarë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.974 testet e bëra, janë regjistruar 393 raste të reja me Kovid-19. Janë shëruar 397 pacientë, ndërsa 20 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit.

Në mënyrë plotësuese, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga Termini Im, janë regjistruar edhe pesë persona të vdekur, me datë prej 21.09.2021 deri 02.10.2021.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.311.162 teste për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë është 193.846. Janë shëruar 176.278, ndërsa kanë vdekur 6.783.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy