Aktive 13.027 raste aktive me kovid, nëse është e nevojshme do të ketë masa të reja

Shkup, 16 shtator – Autoritetet kompetente shëndetësore tregojnë se virusi me kovid për momentin ka infektim të gjërë, situata po ndiqet, ndërsa nëse është e nevojshme do të ketë masa të reja. Tani për tani, theksojnë kompetentët, nuk ka indikacione për ndryshim të modelit mësimor me prani fizike të nxënësve. Numri i rasteve aktive me KOVID arrin 13.027. Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orëshin e kaluar, nga 4.621 testimet janë regjistruar 617 raste të reja me Kovid-19, vdiqën 32 persona, ndërsa janë shëruar 450 pacientë.

 

“Në qendrat për kovid në mbarë shtetin ka shtretër të lirë për hospitalizim të pacientëve, në periudhën e ardhshme mund të rritet nevoja e të hospitalizuarve, që kërkon qasje serioze dhe koordinim i cili me sukses menaxhohet. Kapacitete plotësuese për trajtim të pacientëve me kovid ka dhe të njejtat mund të vihen në dispozicion në çdo moment. Dorëzimi i terapisë shkon rrjedhimisht dhe nuk ka ngecje,  shënoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili për shkak të zjarrit në spitalin modular në Tetovë dorëzoi dorëheqje deri te kryeministri.

Ministrja e Arsimit Milla Carovska, sërish, informoi se pardje numri i nxënësve pozitivë në shkolla është 0,01, që, do të thotë se janë më pak të sapoinfektuar  në krahasim me  të hënën. Deri tani, deklaroi dje ajo, nuk kemi indikacione se modeli mësimor duhet të ndryshohet, por për momentin kur të marrim indikacione për ndryshim të modelit  ne jemi të gatshëm ashtu të veprojmë.

“Epidemiologët ndjekin, Komisioni për sëmundje ngjitëse ndjek, informatat i marrin edhe ata, siç i merr edhe MASH, dhe ata veprojnë  në bazë të komunave, rajonit, shkollave.  Nisem nga ajo që në shkolla janë 240 mijë nxënës,  ndërsa  dje numri i nxënësve pozitivë në shkolla ishte 0,01, që është me të vërtetë përqindje shumë e ulët. Pres që të arrijmë të mbahemi në përqindje të ulëta, prandaj interes më i madh i nxënësve është të jenë  në klasa”, theksoi Carovska.

Ajo informoi se përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar  është e lartë dhe arrin mbi 74 për qind. Apeloi te drejtorët, mësimdhënësit dhe prindërit të respektohen protokollet që të mbrohen fëmijët dhe t’u sigurohet  e drejta e mësimit e cila është e drejtë bazë e fëmijëve.

Sipas të dhënave të fundit,  në pikat vaksinuese në shtet dhe në terren janë vaksinuar gjithsej 763.965 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës pardje e kanë marrë 2.057 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 13.493. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.411.735 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 647.769 qytetarë.

Me shifrat e fundit, 55 për qind e popullatës mbi 40 vjeç, kanë marrë një dozë vaksinë dhe 30 për qind e popullatës prej 18 deri në 39 vjeç është vaksinuar të paktën me një dozë. Qytetarët pa termin të caktuar  po vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në mbarë shtetin. Fëmijët prej 12 deri 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid në vend nga fillimi i epidemisë arrin 184.893, i pacientë të shëruar është 165.527, ndërsa i të vdekurve 6.339.

Related posts

Mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë vaksinë, të dyja dozat gati 260 mijë

Z H

ESHS: Janë regjistruar gjithsej 199.313 persona, 57.470 amvisëri dhe 65.222 banesa

D V

Votohet nga ora 7 deri në 19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More