Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Aktive 8667 raste të Kovid-19

Shkup, 29 janar – Përkundër asaj që shënohet stabilizim i numrit të pacientëve me Kovid-19, dje janë regjistruar 336 raste të reja. Megjithatë, autoritetet i qëndrojnë mendimit se virusi është nën kontroll dhe e njoftuan blerjen e një terapie të re më të sofistikuar për pacientët me kovid.

E gjithë terapia për trajtimin e pacientëve me kovid tashmë është e kapshme në vendin tonë, dhe siç paralajmëroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të blihet një terapi e re

Më saktë, Ministria e Shëndetësisë dje ka dërguar letër deri te Komisioni Evropian për rezervim të terapisë së kombinuar monoklone më të sofistikuar të antitrupave për trajtim të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19, me “koktel” nga “casirivimab” dhe  “imdevimab”.

“Për herë të parë në vendin tonë do të arrijë terapia më e shtrenjtë për kovid, e a.q. antitrupa monoklon, specifike për këtë virus. Në momentin e njëjtë kur do të jetë në dispozicion në vendet evropiane, do të jetë edhe te ne”, theksoi Filipçe dhe shtoi se ilaçi do të furnizohet me ndihmën e kredisë nga Banka Botërore.

Pas konfirmimit të rastit të parë të llojit britanik të virusit, mjekët paralajmërojnë se ka ai me siguri do të bëhet do të bëhet dominues në vend për shkak të aftësisë së tij më të madhe për t’u përhapur.

Doktor, Goran Kungullovski nga Laboratori për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar pranë Klinikës “Zhan Mitrev”, ku u detektua lloji britanik i Kovid-19, thotë se ky variacion tash më qarkullon tek ne, ndërsa për shkak të veçantive të tij tashmë të zbuluara sipas gjitha gjasave do të bëhet gjithnjë e më dominant dhe të jemi në vëzhgim të vazhdueshëm me vendosjen e metodologjive të reja.

“Rekomandimi i OBSH-së dhe Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse është të paktën pesë për qind e të gjithë izolimeve pozitive të renditen me qëllim konfirmimin e ndryshimit të llojeve, ndërsa kjo do të jetë relevante për vetë strategjitë për çrrënjosjen e pandemisë, për shembull se a do të duhet të ndërmerren masa më restriktive, sepse shumë më lehtë transmetohet, a do të ketë ndikim ndaj efikasitetit të vaksinave”, tha Kungullovski.

Ai sqaroi se për disa muaj ky lloj i virusit, pasi shumë lehtë transmetohet nga llojet paraprake, do të jetë dominant edhe në shtet edhe në shumë vende, sepse transmetohet më lehtë nga llojet tjera.

Ky virus evoluon shumë më ngadalë dhe sipas gjitha gjasave nuk do të ketë nevojë për vaksinë sezonale. Konsiderohet se transmetohet për 70 për qind më shpejtë se llojet paraprake, gjegjësisht nëse duhej të infektoheshin dhjetë njerëz do të infektohen 17.

“Fillimisht dolën të dhëna dhe nuk ka ndikim në vdekjen, por tani dalin të dhëna për të cilat duhet të bëhen edhe studime më të hollësishme, nuk dëshirojmë të ngremë panik, ka disa indikatorë se është rritur edhe vdekshmëria për 30 për qind. Por, që kjo të bëhet fakt duhen studime më të hollësishme të cilat do të recensohen nga ekspertë që të dilet me atë informacion”, theksoi dr. Kungullovski.

Sipas informacioneve, theksoi ai vaksinat funksionojnë mjaft mirë edhe ndaj llojeve të reja të virusit. Shtoi se gjatë studimeve është konfirmuar se vaksinat të cilat sipas gjitha gjasave i kanë kaluar të gjitha fazat e studimeve, kanë efikasitet solid dhe e neutralizojnë paraqitjen e sëmundjes serioze gjatë infeksionit me virusin korona

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në reparet infektive në spitalet në të gjithë vendin është 579, nga të cilët 334 në Shkup. Në qendrat kovid ka rreth 580 shtretër spitalorë të lirë.

Nga fillimi i epidemisë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë arrin 91891,  i pacientëve të shëruar 80393, numri i të vdekurve 2831, ndërsa numri i rasteve aktive është 8667. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

Lëvizja Besa mbajti kuvendin e nëndegës në Kamjan, ja kush u zgjodh kryetar

D V

Përurohet shëtitorja pranë bregut të Vardarit në rrugën “13 Nëntori”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...