Aktive edhe dy vatra nga zjarri i madh në Ograzhden, pritet përfshirja edhe e helikopterit të armatës

nga Xh M

Strumicë, 12 korrik – Aktive janë edhe dy vatra të zjarrit të madh në malin Ograzhden, në territorin e Komunës Novo Sellë, në kufirin mes vendit tonë dhe Bullgarisë.

Sipas informatës nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK), ndaj zjarrit po veprohet në dy vatra të cilat janë akoma aktive, ndërsa pritet pas orës 18 krahas helikopterit policor, të përfhsihet edhe ai i armatës.

Zjarri shpërtheu pardje pasdite në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen në brezin kufitar me Bullgarinë.

Sipas informatës nga NJTZ Strumicë, zjarri ka përfshirë rreth 20 hektarë pyje.

Zjarri po shsuhet edhe nga ana bullgare e kufirit edhe me makinë ndërtimtarie është bërë rrugë e kalueshme në mënyrë që të lëvizë automjeti zjarrfikës për ta shuar zjarrin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More