Agjencia Zhurnal.mk.

Aktive janë 10.625 raste me Kovid-19, kompetentët apelojnë të pavaksinuarit të vaksinohen

Shkup, 9 tetor – Numri i rasteve aktive  të infektuar me koronavirusin në vend arrin 10.625 prej të cilëve më së shumti – 5.076 janë në Shkup. Në Kumanovë janë 935 raste aktive, në Tetovë – 834, në Gostivar – 405, në Kërçovë – 350, në Veles – 339, në Ohër – 300, në Prilep 279…

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik, për 24 orët e fundit gjatë 3.791 testeve të bëra, janë regjistruar 386 raste të reja me Kovid-19, tetë të vdekur, 529 pacientë të shëruar.

Nga numri i tërësishëm i rasteve pozitive me Kovid-19 të regjistruara në dy muajt e fundit, 76 për qind ose 28.856 qytetarë nuk ishin vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët nuk janë vaksinuar arrin 81 për qind, ndërsa vetëm 19 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar momental tërësisht janë të vaksinuar. Vdekshmëria  te të pavaksinuarit në mënyrë drastike është më e madhe, tregon analiza e Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç citohet në analizën e të vaksinuarve,  nga rastet pozitive  me Kovid-19, të vaksinuar llogariten personat  te të cilët janë aplikuar  dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Megjithatë në periudhën nga data 06.08 deri më 07.10.2021 në territorin e shtetit 38.019 qytetarë janë regjistruar si pozitivë me Kovid-19, prej të cilëve 24 për qind ishin tërësisht të vaksinuar, gjegjësisht 9.163 persona.

Në periudhën nga data 06.08 deri më  07.10.2021 në territorin e shtetit kanë vdekur 1277 pacientë me Kovid-19, prej të cilëve 1070, gjegjësisht 84 për qind, nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 16 për qind, gjegjësisht 207, kanë qenë të vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë, tregon në vlerën e vaksinimit dhe apelon te qytetarët të imunizohen.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.314.953 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm  i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë arrin 194.231, numri i pacientë të shëruar  është 176.807, ndërsa 6.799 persona kanë vdekur.

Related posts

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian

D V

LSDM-ja e filloi fushatën për zgjedhjet parlamentare

D V

Ahmeti: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy