Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Aktivistja polake për të drejtat e abortit në gjykatë

Një grua, e cila ka qenë e përfshirë në organizimin e demonstratave gjigante për të drejtat e abortit në Poloni është sjellë para drejtësisë.

Ajo akuzohet për organizimin e tubimeve në shkelje të rregullave të kontrollit të infeksionit, fyerjen e policisë dhe shprehjen e mbështetjes për sulmet ndaj kishave.

Marta Lempart ka qenë një nga organizatoret e protestave, që janë zhvilluar në të gjithë Poloninë, për ligjin e abortit në vend dhe kundër qeverisë konservatore, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Demonstratat morën vrull kur Gjykata Kushtetuese Polake, në tetor, vendosi të ndalojë të gjitha abortet, përveç në shtatzënitë që kanë lindur si rezultat i përdhunimit, inçestit ose kur shëndeti i gruas gjykohet se është në rrezik.

“Ajo mund të përballet me deri në tetë vjet burg”, thotë Aleksandra Skrzyniarz, zëdhënëse e dhomës së akuzës, që po merret me çështjen.

Lempart mohon akuzat dhe ka refuzuar të komentojë çështjen.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...