Aktivitete kriminale dhe kontrabandë me mallra – personat e kërkuar nga Policia pas aksionit në veri

Gjuajtje të drejtpërdrejta me armë zjarri, hedhje e bombolave të gazit e granata janë përdorur të mërkurën nga grupe kriminale të organizuar në veri të Kosovës për të sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës e Doganës, dhe gazetarët me qëllim që t’i pengojnë në kryerjen e detyrës.

Gjendja e tillë erdhi pas një operacioni të Policisë së Kosovës e Doganës kundër kontrabandës, që u realizua në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore.

Por, në Mitrovicën veriore situata u tensionua shumë, duke lënë kështu 10 policë të lënduar.

E gjatë realizimit të këtij aksioni Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 10 persona, të cilët janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabanda me mallra.

“Si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë (5) personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra”.

Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA- (Shtesë 3)Identifikohen dhe shpallen në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në…

Posted by Kosovo Police on Wednesday, October 13, 2021

Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok.

Policia e Kosovës fton qytetarët që kanë informata të kontaktojnë në 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999. Të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

KOMUNIKATË PËR MEDIA- (Shtesë 2)Personat në kërkim të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me…

Posted by Kosovo Police on Wednesday, October 13, 2021

Related posts

Familja Jashari votojnë së bashku

D V

Forumi Strategjik në Bled, diskutohet e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit

D V

​Kosova dhe Shqipëria së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More