Aktivitete të NP “Higjiena komunale” – Shkup në prag të Festës së Fitër Bajramit

nga D V

Shkup, 9 prill –  Në prag të festës më të madhe fetare myslimane – Fitër Bajramit, NP Higjiena Komunale – Shkup filloi aktivitetet për larjen manuale dhe makinerike të oborreve dhe rrethinave të tempujve më të mëdhenj fetarë islamë në territorin e qytetit të Shkupit.

Siç thuhet në kumtesën e ndërmarrjes, me përdorimin e tre autocisternave është kryer larja e oborreve të xhamive Murat Pasha dhe Mustafa Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Jahja Pasha në Çair, xhamitë Haxhi Azem dhe Amdi Bajram në Shuto Orizare, xhamia Fetah Efendi në Butel, xhamia Husein Shah në Saraj dhe të tj.

Njëkohësisht, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup zbatojnë aktivitete për larje manuale dhe makinerike të rrugëve kryesore dhe dytësore në komunat Çair, Shuto Orizare, Butel, Gazi Babë dhe Saraj, ku këto ditë pritet frekuencë e shtuar e qytetarëve me rastin e kremtimit të festës së Fitër Bajramit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More