Aktivizohet përsëri zjarri në malin e Bellasicës

nga D V

Shkup, 13 nëntor – Zjarrfikësit e Strumicës njoftojnë se mbrëmë zjarri ka rënë sërish në malin Bellasicë afër fshatit Smolari dhe intensivisht është afruar te kisha e Shën Pjetrit dhe Palit.

Menjëherë pas thirrjeve të para nga banorët e fshatit Smolari, zjarrfikësit e Strumicës kanë dërguar një ekip të zjarrfikësve-shpëtimit të cilët edhe përkundër terrenit të vështirë aksesues kanë arritur të arrijnë në vijën e parë të zjarrit dhe të pengojnë lëvizjen e tij në atë drejtim.

“Përhapja e këtij zjarri, pavarësisht nga temperaturat e ulëta, është e paparashikueshme për shkak të specifikës së konfigurimit të terrenit dhe sasisë së madhe të lëndës djegëse në tokë (një shtresë e lartë e masës gjethore që kontribuon në zhvillimin e temperaturave mjaft të larta dhe zjarri zhvillohet nga toka deri te majat e pemëve dhe si i tillë po merr vrull”, thonë nga Shërbimi Zjarrfikësve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More