Agjencia Zhurnal.mk

Taktizimet e partive politike shqiptare për koalicionime parazgjedhore

Shkup, 5 dhjetor, Zhurnal.mk – Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, i cili është pjesë e qeverisë aktuale në një prononcim publik ka theksuar se ai dhe partia e tij po punojnë fuqishëm që të bëjnë një koalicion parazgjedhor me partinë “Aleanca për Shqiptarët” e drejtuar nga Zijadin Sela, shkruan Zhurnal.mk.

Afrim Gashi duke u shprehur i bindur se një koalicion i tillë do sjellë ndryshime te shqiptarët e Maqedonisë dhe BDI-në do ta dërgojë në opozitë, dilemat për këtë bashkëpunim janë të qarta. Por kreu i ASH-së, Ziadin Sela përpara bashkëpunimit me “Alternativën” do të preferojë që fillimisht të bëjë matje, se kush do të jetë bartës i listave dhe cilat janë emrat që mund të dominojnë spektrin politik.

Një bashkëpunim “Aleanca”, “Besa” dhe “Alternativa” do të ishte goditja më e fortë ndaj dominimit politik te shqiptarët nga ana e “BDI-së”, por burime të sigurta nga Alternativa dhe Lëvizja Besa, përplasjet dhe përçarjet e thella ndërmjet “Besës” dhe “Alternativës”, nuk ka shansë të bashkojnë këta dy opsione politike. Këtë e di dhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Sipas burimeve tanë, Aleanca për Shqiptarët janë në kontakte të vazhdueshme me dy subjektet politike shqiptare, Alternativa dhe Lëvizja Besa.

Burimet tona flasim se gjatë bisedimeve me Lëvizjen Besa, nga kreu i kësaj partie Bilall Kasami ka ofruar ASH-së bartësin e listës në zonën 6-të. Ndërsa ka kërkuar që Zona 1 dhe Zona 2 t’u takoj Lëvizjes Besa. Por Ziadin Sela ende po kalkulon propozimin e ofruar nga Lëvizja Besa. Edhe bisedimet mes ASH dhe Alternativës burime tona njoftojnë se negociatat janë pikërisht për Zonën 1, dhe 2, gjë që ASH-ja po hulumton fuqitë e këtyre dy partive se cila prej tyre ka rejtingun më të lartë për të vendosur se me kë do të bëjë marrëveshjen për koalicion, pasi një koalicion mjedis ASH-Alternativa dhe Lëvizja BESA, duket të jetë i pamundur.

Duke luhatur bisedimet, kreu i Lëvizjes Besa disa ditë më parë doli me një deklaratë se ” Lëvizja Besa e gatshme të garojë e vetme në zgjedhjet e 12 prillit”

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami thotë se janë të gatshëm që edhe të vetëm të sfidojnë Bashkimin Demokratik për Integrim, dhe partitë tjera në qeveri që kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 12 prillit. Por pranon që është i mundur një koalicion me Aleancën për Shqiptarët, për të cilin thotë se do të ndërtohej bazuar në platformë të pastër opozitare.Kreu i Lëvizjes Besa në një intervistë për KosovaPress, vlerëson se partitë shqiptare duhet të bashkohen rreth kërkesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që shqiptarët të jenë faktor vendimmarrës në vend.Sipas tij, dihet qartë që BDI do të përfundojë në opozitë, veçse ka mbetur të shihet se me sa vota do të përfundojë aty.

“Për shkak që BDI është parti e preferuar tek partitë maqedonase, më herët VMRO dhe tash LSDM, BDI vazhdon për 15 vite të jetë në qeveri, e cila nuk i zgjidh problemet e shqiptarëve por vetëm që u shërben pushtetarëve maqedonas”, thotë ai.Ai thotë që aktualisht janë në diskutim me strukturat e partisë që të ofrojnë platformën qeverisëse.“Përgatitemi që edhe vet të sfidojmë BDI-në dhe partitë në qeveri të cilat kërkojnë mandate nga shqiptarët. Sigurisht që jemi më në përpilim e sipër dhe diskutim me strukturat e Lëvizjes Besa gjithandej ku janë prezent shqiptarët e Maqedonisë që të ofrojmë një platformë gjtihpërfshirëse, një platformë që zgjidh një pjesë të konsiderueshme të problemeve të shqiptarëve të akumuluara ndër vite, këtë platformë tanimë e kemi përpiluar dhe më tutje vazhdojmë të përgatitemi fuqishëm që të vetëm të sfidojmë pushtetin aktual”, thotë Kasami.

BDI-ja do të garoj vet në zgjedhjet e 12 prillit

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, në emisionin Rruga Drejt sonte në Alsat, tha se në zgjedhjet e 12 Prillit, BDI do të garojë e vetme dhe se apeli i partisë ka qenë që të dilet me dy blloqe.

“Në këto zgjedhje ende bëhen analizat por më tepër shkon që bashkimi demokratik për integrim vet të del në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Atë që kemi bërë thirrje është për unifikimin që së paku të dalim në dy blloqe që të mos digjet vota shqiptare” deklaroi Izet Mexhiti

Por, njoftimet për bashkëpunim ndërmjet Selës e Gashit kanë bërë që BDI të mendojë thellë për një bashkëpunim me partitë tjera më të vogla shqiptare, e në këtë rast me oponentin më të madh të saj, e që tani të afruar në qeveri, Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Menduh Thaçit, Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK) të Vesel Memedit.

RDK e Vesel Memedit, edhe pse ka inatin e grumbulluar nga BDI-ja për shkak të largimit të saj nga qeveria dhe marrjen e ministrit të vetëm, sërish bashkëpunimi i tij me Selën ose Gashin është i pamundur, pasi ai konsiderohej edhe si prishësi i planeve në bashkëpunimin e mëparshëm ndërmjet “Besës” së asaj kohe me “Lëvizjen për reforma në PDSH” që drejtohej nga Zijadin Sela.

PDSH e Menduh Thaçit edhe pse ofroi bashkëpunim blanko për “Besën” në fillim me qëllim që ta dëmtojë BDI-në, sërish nuk gjeti një përgjigje adekuate të bashkëpunimit me këtë parti, dhe tani kur situata ka ndryshuar, ata e shohin veten më afër BDI-së se sa “Aleancës” së Selës, i cili në fakt doli fillimisht si reformues i PDSH-ë dhe në fund krijoi subjektin e tij politik.

BDI nga përvoja që ka në politikë që nga paslufta e vitit 2001, ka arritur të nuhasë rrezikun politik dhe në këtë situatë duket se më lehtë e ka t’i afrojë PDSH-në, RDK-në dhe “Besën”,por sa do jetë ky shpëtimi i saj nga gabimet e grumbulluara, mbetet ta dëshmojë koha.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e drejtuar nga Ali Ahmeti, vazhdon të mbajë shumicën e deputetëve shqiptarë në parlament, por rënia për 10 deputetë në zgjedhjet e fundit ka treguar se ajo ka humbur mjaft nga besimi i popullatës shqiptare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...