Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Aktori Antonio Sabato Sr. vdes në moshën 77 vjeçare nga COVID-19

Antonio Sabato Sr., aktori italian ka vdekur në moshën 77 vjeçare për shkak të ndërlikimeve në lidhje me coronavirusin.

Lajmi për vdekjen e aktorit u konfirmua nga djali i tij me një postim në Instagram, që tregon një kolazh fotografish të babait të tij të ndjerë.

“Këtë mëngjes babai ynë Antonio Sabato, Sr. ka vdekur”, shkroi të dielën Sabato Jr.

Ai shtoi: “Vitet e tij të shumta si një aktor dhe skenarist i suksesshëm si në Itali dhe Shtetet e Bashkuara ishin pasioni i tij artistik. Ai kishte kaq shumë kureshtje e pasion duke përfshirë varkat me ishujt përreth Italisë, garat e Formula 1, gatimet e kuzhinës dhe shumë më tepër”.

Pasi kaloi për pak kohë në karrierën e babait të tij, Sabato Jr. mori kohë për të njohur atë edhe në jetën personale.

“Bujaria dhe sensi i tij i humorit ishte gjithnjë prezent. Sidoqoftë, asgjë nuk ishte më e rëndësishme për të ose e mbante vëmendjen e tij më shumë sesa dashuria e tij për fëmijët dhe nipërit e tij Jack Antonio, Mina Bree dhe Antonio III”, përfundoi postimin. “Zemrat tona janë thyer sot, do të na marrë malli për të. Ne të duam baba”.

Sipas Deadline, Sabato Jr. njoftoi më 4 janar se babai i tij ishte i shtruar në spital në Kaliforni.

Po ashtu thuhet se emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e tij në vitet 1980.

Ai luajti në filma si “Bye Bye Vietnam” dhe “High Voltage”. Pjesëmarrja e fundit në një film ishte si Aldo Damiano në 2006 në “The Bold and the Beautiful”.

Përveç djalit, Sabato Sr. ka lënë pas edhe një vajzë, Simonne, dhe tre nipërit e mbesat.

Postime të ngjashme

Vjen kënga kushtuar vendlindjes nga artisti Gjekë Dushaj

T E

Ditë zie për Flori Mumajesin, humb njeriun e afërt

S.B.

Anxhela Peristeri dhe Edona Llalloshi bëjnë ‘’xing’’ me veshjen e njëjtë

S.B.

Ardit Gjebrea fiton “betejën” me Covid-19, ja gjendja e tij shëndetësore

S.B.

Aktori i njohur francez, Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

S.B.

Travis Scott: Vajza është frymëzimi më i madh në jetën time

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...