Aktori i Hollywood-it, Jack Lilley ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare

nga Xh M

Jack Lilley, aktori dhe stuntmani i njohur për rolet e tij në serialin klasik “Little House on the Prairie”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar djali i tij, Clint Lilley, dhe aktorja Melissa Gilbert përmes postimeve prekëse në Instagram.

Lilley pati një karrierë të pasur në Hollywood si aktor dhe stuntman, duke luajtur role të ndryshme në industrinë e filmit për dekada me radhë, shkruan usatoday.

Ai u shfaq në mbi 280 filma, përfshirë “Sudden Impact” (1983), “Young Guns” (1988), “Planet of the Apes” (2001) dhe “The Legend of Zorro” (2005).

I lindur në Teksas, ai u zhvendos në Los Angeles si fëmijë, kur babai i tij filloi të merrte me qira kuaj për filmat e Hollywood-it.

Ai ndoqi të njëjtën rrugë si babai i tij, duke u bërë një emër i njohur në botën e stuntman-ëve dhe filmave me tematikë perëndimore.

Në jetën private, ai dhe gruaja e tij Irene u vendosën në Santa Clarita Valley, Kaliforni, ku ndërtuan një jetë familjare të lumtur dhe rritën dy djemtë e tyre, Clint dhe Cash.

Melissa Gilbert, e cila luajti Laura Ingalls Wilder në “Little House on the Prairie”, e përkujtoi Lilley-n me fjalë të ngrohta, duke thënë se ai ishte një nga njerëzit e saj të preferuar dhe se i mësoi asaj si të hipte kalin kur ishte ende e vogël.

“Ai jetoi një jetë të bukur dhe ndihem me fat që e pata si mik”, shtoi ajo.

Familja Lilley ka premtuar të organizojë një ceremoni për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More