Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Aktori i njohur francez, Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu është akuzuar për përdhunim dhe ngacmim seksual, të një aktore në shtëpinë e tij tre vjet më parë. Aktualisht, ai po përballet me akuza nga gushti i vitit 2018.

Avokati i Depardieut për agjencinë AFP ka thënë se akuzat janë plotësisht të pabaza dhe se hetimi nuk është dashur të bëhet publik.

73-vjeçari është një prej aktorëve më të famshëm në Francë, i njohur për filmat si “Jeran de Florette”, “Green Card” dhe “Cyrano”.

Hetimet fillestare në lidhje me pretendimet për përdhunim ishin hedhur poshtë në vitin 2019, ku prokurori kishte thënë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme, por janë rihapur verën e kaluar.

Depardieu ka interpretuar në rreth 170 filma. Debutimin që i dha famë ai e bëri në vitin 1973 me filmin “Les Valseuses”, ndërsa në vitin 1990 në Festivalin e Kanës fitoi çmimin e aktorit më të mirë për interpretimin në filmin “Cyrano”, rol për të cilin u nominua edhe për një çmim Oskar.

Postime të ngjashme

Agnesa Vuthaj duket atraktive në imazhet me bikini, ndërsa shijon pushimet në Maldive

S.B.

“Le t’i thyejmë pak zemrat”, Tayna merr vëmendje në pozat me bikini

S.B.

Ledri Vula më 18 maj sjell këngën e re “Don Mo”

S.B.

Dita e shtatë e provave në “Eurovision 2021”: Anxhela Peristeri mahnit me notat dhe performancën

S.B.

Justin Bieber shfaqet me stil të ri të ‘dreadlocks’, pasi u akuzua për përvetësim kulturor

S.B.

Bebe Rexha tërheq vëmendje të madhe me pozat topless

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...