Agjencia Zhurnal.mk

Aktori shqiptar tregon se si e plagosi kolegu me thikë

I ftuar në emisonin “Thumb” ishte aktori i humorit Visjan Ukcenaj. Që prej fillimeve të tij në “Duplex”, Visjani ka fituar zemrat e publikut falë humorit që e karakterizon. Po kësaj radhe ai e ka lënë mënjanë humorin për të treguar një histori të trishtë, më saktë një incident që i ka ndodhur gjatë provave për një shfaqje teatrale. Bëhet fjalë për vitin 2013, kur një koleg e ka plagosur me thikë dhe ende sot e ka shenjë vendin ku i është ngulur thika.

“Kemi qenë në prova gjenerale, ka qenë salla pothuajse plot, kemi pasur një shfaqje komedi të zezë. Personazhi në fund i hidhej për t’u vetëvrarë personazhit tjetër, sepse ai rrinte me një thikë po s’donte ta vriste se kishte frikë. Skena e fundit ishte që i hidhesha atij, por ai duhet ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb dhe kur iu hodha, e ngriti pak dorën. Unë ndjeva një pickim, por vazhdova se kisha një monolog për të bërë. Ndieja një gjë të ftohtë, por vazhdova, vetëm kur shikoj një gropë këtu në mish. Zgjati monologu 2 minuta, por s’dukej se kisha një kanotiere dhe një këmishë shumë të trashë sipër. Sa mbaroj monologun, hap këmishën dhe shoh një njollë gjaku. Vrap ma bënë me cigare, ma mbuluan, ika e qepa dhe shpëtova”, -ka rrëfyer ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...