Showbiz

Aktori Thomas Jefferson Byrd vdes në moshën 70 vjeçare

Zhurnal Ads

Aktori Thomas Jefferson Byrd ka vdekur në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia.

Ai u qëllua me armë zjarri, sipas Departamentit të Policisë në Atlanta në një deklaratë për Fox News.

Deklarata tha se kjo ka ndodhur të shtunën në 1:45 të mëngjesit dhe ‘gjetën një mashkull të shtrirë pa ndonjë reagim në vend’.

Njeriu, më vonë i identifikuar si Byrd, u shpall ‘i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë’.

“Detektivët e vrasjeve u përgjigjën lidhur me këtë dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat që lidhen me incidentin. Hetimi është duke vazhduar”, thuhet në deklaratë.

Përgjigjet nga departamenti i policisë theksuan se këto janë informacionet e para dhe se duhet të presim për gjërat e tjera.

Fox News ka kontaktuar me mikun e Byrd, Craig Wyckoff, i cili tha se aktori u fut në një debat në një dyqan para se të shkonte në shtëpi.

Byrd ndërkohë është i njohur për rolet e tij në: “Set It Off”, “He Got Game” dhe “Ray”.

Thomas gjithashtu në 2013 ishte i nominuar për një çmim ‘Tony’ për performancën e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Postime të ngjashme

Nerim Berisha bën gati hitet e reja

T E

Amber Heard përballet me ofendime të ndryshme në rrjetet sociale, pasi Johnny Depp e humbi betejën ligjore

S.B.

Capital T kthehet në studion muzikore, përgatitet për projektin e ri

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...