Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Aktorja amerikane burgoset për mashtrimin e pranimit të fëmijëve në universitet

Aktorja e njohur amerikane Lori Loughlin, e serialit “Full House”, dhe bashkëshorti i saj, stilisti Mossimo Giuannulli, janë deklaruar fajtorë për një skemë mashtrimi të pranimit në universitete.

Ata janë mes 50 njerëzve të akuzuar për aktivitetin kriminal të hyrjes së paligjshme të fëmijëve të tyre në shkollat më të mira të SHBA.

Zyrtarët kanë thënë se ata kanë pranuar dënim me burg, gjobë dhe shërbim komunitar për aktivitetin që konsiderohet krim i rëndë në SHBA.

Prokurori i Massachusetts, tha se zonja Loughlin ka pranuar akuzën e konspiracionit dhe mashtrim postar, ashtu si dhe Giannulli.

Autoritetet thanë se Loughlin dhe Giannulli paguan $500,000 rryshfet që dy vajzat e tyre të pranoheshin në ‘University of Southern California’ duke u regjistruar ilegalisht si anëtare të grupeve sportive të universitetit.

Sipas marrëveshjes së pritur me prokurorët, Loughlin do të kryejë dy muaj burg, do të paguajë $150,000 gjobë, dy vjet liri të mbikqyrur dhe 100 orë shërbim komunitar.

Bashkëshorti i saj do të ketë dënim të ngjashëm: pesë muaj burg, $250,000 gjobë dhe 250 orë shërbim komunitar.

“Sipas marrëveshjes së sotme, të akuzuarit do të kryejnë burgim sipas rolit të tyre në korruptimin e procesit të pranimit në universitet”, tha prokurori i Massachusetts, Andrew Lelling.

Numri total i prindërve të dënuar në këtë çështje arrin në 24, por çifti ishin të dyshuarit me profil më të lartë në skandal.

Edhe aktorja e serialit të njohur amerikan “Desperate Housewives” Felicity Huffman ishte shpallur fajtore për një krim të tillë dhe kreu 11 ditë nga dënimi me dy javë burg në San Francisco.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...