Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Aktorja Doreen Montalvo vdes në moshën 56 vjeçare

Aktorja e Broadway dhe televizionit, Doreen Montalvo, ka vdekur në moshën 56 vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i saj në një deklaratë të dhënë për Fox News. Ata konfirmuan se ajo ndërroi jetë nga një goditje në tru.

Montalvo vdiq të shtunën ‘e rrethuar nga burri Michael Mann dhe familja e saj pas një sëmundjeje të papritur”, tha një përfaqësues në një deklaratë të veçantë të marrë nga E!News.

“Doreen jo vetëm që ndriçoi skenën, ajo ndriçoi jetën tek të gjithë ata që ishin përreth saj”, thuhet në deklaratë. “Ajo ngjalli dashuri në çdo rol që luajti në një karrierë të larmishme dhe të suksesshme aktrimi. Familja e saj është aq mirënjohëse kur di që puna e saj do të jetojë dhe do të shihet në filmat e ardhshëm të “In The Heights” dhe “West Side Story””.

Montalvo ishte më e njohur për punën e saj skenike, duke fituar një nominim për ‘Drama Desk’ për punën e saj në “In the Heights”.

Ajo ishte gjithashtu pjesë e kastit të “On Your Feet” e shumë filmave të tjerë.

Doreen ka lënë pas bashkëshortin Michael Mann, me të cilin u martua në vitin 2010.

Postime të ngjashme

Gjon Muharremaj – artisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën sivjet në “Eurovision”: Me shumë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim në një të ardhme

S.B.

Dafina Zeqiri feston 32 vjetorin e lindjes, befasohet nga DJ Geek me një festë surprizë në orët e para të ditëlindjes

S.B.

Justin Bieber thotë se viti i parë i martesës me Hailey ka qenë i vështirë, për shkak të mungesës së besimit

S.B.

Rosie Huntington-Whiteley shihet me veshje glamuroze gjatë një takimi për biznes në New York

S.B.

Xhensila Myrtezaj shfaqet e lumtur në krahët e Bes Kallakut, ndajnë poza nga ashensori

S.B.

Gold AG dhe Adem Ramadani sjellin këngën “Era Ramazan”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...