Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Aktorja e “Election”, Jessica Campbell ndërron jetë në moshën 38 vjeçare

Zhurnal Ads

Jessica Campbell, një aktore që luajti në “Election” në vitin 1999, ka vdekur në moshën 38 vjeçare.

Ajo thuhet se vdiq papritur më 29 dhjetor, duke lënë pas djalin e saj dhjetë vjeçar, Oliver, ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’.

Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon.

Ajo raportohet se ndërroi jetë në Portland.

Sipas kushërirës, punonte si mjeke naturopatike dhe atë ditë ishte në punë normalisht. Anëtarët e familjes më pas zbuluan se ajo u rrëzua në dyshemenë e tualetit të saj, ku edhe më pas u deklarua vdekja.

Megjithatë, nga familjarët janë përjashtuar mundësitë e infektimit me COVID-19.

Foto: E! Online

Ajo po ashtu u shfaq edhe në seri të tjera përfshirë, “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, “Junk”, etj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rita Ora bën thirrje për të drejta të barabarta për artistet femra

S.B.

Në natën e Vitit të Ri, Mozzik paralajmëron një surprizë për fansat

S.B.

Nicole Scherzinger mohon spekulimet e shtatzënisë, publikon fotografi duke bërë akrobacione të ndryshme

admin

Tom Hanks dhe Rita Wilson do të marrin vaksinën kundër COVID-19

S.B.

Dua Lipa: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

S.B.

Njihuni me super trajnerin më të mirë shqiptarë (Foto)

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...