Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Aktorja e “Hair”, Lynn Kellogg ndërron jetë në moshën 77 vjeçare

Lynn Kellogg, e cila njihet më shumë për paraqitjen e saj në “Hair”, vdiq më 12 nëntor në St. Louis, Misuri.

Ajo ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

Sipas publicistit të saj, shkaku i vdekjes ishte COVID-19, njoftoi New York Times.

Burri i saj, John Simpers, raportoi se ajo u infektua në një tubim të madh teatri në Branson, Missouri, në të cilin shumica e të pranishmëve ishin pa maska.

“Ajo ishte e diagnostikuar me leukemi dhe ky ishte problemi kur u sëmur nga COVID-19”, tha Simpers për KTVI Fox 2. “Së bashku me këtë, leukemia është shkatërruese”.

“Ajo është ndoshta një nga njerëzit më modest që kam takuar ndonjëherë”, tha Simpers për gruan e tij, e cila luajti personazhin e Sheila në “Hair”. “Ajo njihte shumë njerëz. Të shtunën isha pesë orë në telefon. Pesë orë. Njerëzit që më telefonuan, njerëzit e mërzitur në të gjithë vendin. Është e mahnitshme dhe kjo akoma po ndodh”.

Kellogg fitoi një ‘Emmy’ ashtu edhe një çmim ‘Peabody’ për punën e saj në serinë “Animals, Animals, Animals” (1976 deri 1980).

Në vitet 1960 dhe ’70, ajo gjithashtu bëri paraqitje të shumta në shou të ndryshme, duke përfshirë “The Tonight Show Starring Johnny Carson” dhe “The Mike Douglas Show”.

Sipas KTVI, më vonë në karrierën e saj, Kellogg ishte e përfshirë në industrinë e muzikës së krishterë në Ozarks.

Lynn ka lënë pas bashkëshortin, një motër dhe dy vëllëzër.

Postime të ngjashme

Taylor Swift ripërpunon albumin “Red”

Lea Muslija

Pushimet nuk kanë të mbaruar për Alketa Vejsiun

Lea Muslija

Rita Ora sjell imazhe nga ndeja e organizuar për komunitetin LGBTI, e ftuar edhe artistja e njohur

Lea Muslija

Sara feston ditëlindjen, kështu zgjodhi ta urojë Ledri

Lea Muslija

Djali i David Beckham bën xhiro me “Maserati” 65 mijë funtash rrugëve të Londrës

Lea Muslija

Jay-Z padit ish-bashkëpunëtorin e tij, shkak albumi “Reasonable Doubt”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...