Aktorja tropojane i befasoi të gjithë me paraqitjen e ekspozuar në mbrëmjen e spektaklit të Big Brother VIP

Mbrëmë (e premte) është mbajtur spektakli Big Brother VIP, ku është diskutuar qëndrimi disa ditor i banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të gjithë të famshmit ishin bërë gati për spektaklin, duke u rregulluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke vënë në pah sensin e tyre të modës.

Vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e aktores Arjola Demiri, e cila dukej pak më e ekspozuar se paraqitjet e saj të zakonshme.

Foto: Top Channel

Aktorja tropojane e cila u bë e fmashme nga hit-seriali komik “O Sa Mirë”, kishte veshur një fustan të gjelbër elegant, me prerje të shumta nga krahu i djathtë dhe shumë të hapur te pjesa e dekoltesë.

Kjo paraqitje sa atraktive aq edhe provokuese, e ka bërë aktoren Demiri të jetë shumë e komentuar gjatë mbrëmjes të së premtes në rrjetet sociale.

Foto: Top Channel

Artistja me prejardhje nga Bajram Curri, pati fatin që të befasohet me një surprizë të këndshme nga vëllai i madh, pasi asaj i erdhi për vizitë motra e vogël në shtëpi.

Foto: Top Channel

E emocionuar dhe mes lotësh, Arjola e falënderoi motrën për gjithë mbështetjen e madhe që i jep, ndërsa e pyeste vazhdimisht për gjendjen e fëmijëve.

Banorët VIP të shtëpisë më të famshme në Shqipëri konkurrojnë sivjet për çmimin e madh, i cili është plot 100 mijë euro. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Related posts

Nëse s’do bëhej moderatore, Alketa Vejsiu do të kishte këtë profesion

D V

Pas shumë përpjekjeve, Johnny Depp fiton të drejtën për të paditur ish-gruan e tij Amber Heard

D V

Pasi shprehu mbështetjen për Anglinë në finalen e ‘Euro 2020’, Rita Ora shkëlqen me paraqitjen nga palestra

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More