Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Akuza për korrupsion, Nicolas Sarkozy pritet të dalë para Gjykatës

Ai u mbiquajt presidenti “bling-bling” për ato që shumë në Francë i shihnin si shijet e tij bujare- por tani Nicolas Sarkozy përballet me realitetin e zymtë të një salle gjyqësore pa shpirt .

Ai po shkon në gjyq i akuzuar për korrupsion, pasi presupozohet se i ka ofruar para një gjykatësi në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim për financat e partisë së tij.

Sarcozy do të jetë ish-presidenti i parë në Francën moderne që do të dalë në bankën e të akuzuarve. Ai udhëhoqi Francën nga 2007 në 2012.

Megjithatë, ekziston një farë paqartësie proceduriale në lidhje me këtë gjykim. Seancat gjyqësore janë ndërprerë nga kriza e koronavirusit dhe një figurë kryesore në çështje, ish-gjyqtari i lartë Gilbert Azibert, është 74 vjeç dhe nuk do të paraqitet në gjykatë.

France Info thotë se procedimet do të shtyhen të hënën sepse Azibert duhet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor. Gjyqi është vendosur të zgjasë deri më 10 dhjetor.

Një tjetër ish-president i krahut të djathtë, Jacques Chirac, u dënua me dy vite burg me kusht në 2011-n për devijimin e fondeve publike dhe abuzimin me besimin e publikut.

Veprat datojnë që nga koha e tij si kryebashkiak i Parisit. Por ai nuk u paraqit në gjyq, për shkak të shëndetit të keq. Chirac mohoi gjithçka.

Çështja Sarkozy

Magjistratët francezë kanë kaluar vite duke hetuar akuzat për korrupsion që datojnë që nga fushatat zgjedhore të Sarkozy deri tek presidenca e tij.

Bëhet fjalë për një hetim të gjatë, lidhur me përdorimin e dyshimtë të fondeve sekrete të politikanit të djathtë për të financuar fushatën presidenciale në 2007.

Prokuroria pretendon se Sarkozy dhe avokati i tij i atëhershëm, Thierry Herzog kërkuan të korruptonin Gilbert Azibert me një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me atë hetim.

Është e njohur si “çështja e përgjimit” në Francë, sepse thirrjet telefonike midis Sarkozy dhe Herzog u përgjuan në 2013-2014.

Sarkozy përdori pseudonimin “Paul Bismuth” dhe ata diskutuan për gjyqtarin Azibert. Mediat franceze raportojnë se Sarkozy u dëgjua duke i thënë Herzog: Unë do ta gradoj atë…

Sarkozy mohon çdo akuzë – dhe ai thekson se gjykatësi Azibert nuk e mori pozitën e Monakos.

“Gilbert Azibert nuk mori asgjë, unë nuk bëra asnjë propozim në emër të tij dhe jam refuzuar nga Gjykata e Kasacionit, ” – tha Sarkozy në vitin 2014.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...