Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit në Nagorni Karabak

Një armëpushim i ri, që synon ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorni Karabakut, duket se është në rrezik.

Forcat armene dhe ato azerbajxhanase e akuzuan njëra-tjetrën për rinisjen e bombardimeve.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot konsultime të mbyllura për situatën, derisa shefi i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë armëpushimin.

Armëpushimi, i shpallur më 17 tetor, ka qenë përpjekja e dytë për të ndaluar luftimet e rënda, që kanë shpërthyer më 27 shtator.

As një marrëveshje tjetër e ndërmjetësuar nga Rusia, një javë më parë, nuk ka arritur t’i ndalë luftimet.

Të hënën, zyrtarët në Nagorni Karabak thanë se forcat azerbajxhanase kanë bombarduar pozicionet e tyre në zonat veriore dhe jugore të Vijës së Kontaktit që i ndan ata.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene kanë granatuar pozicionet e saj në rajonet Goranboj, Tartar dhe Aghdam të Azerbajxhanit.

Autoritetet armene në Nagorni Karabak thanë se kanë regjistruar 40 viktima të tjera në mesin e forcave të tyre, duke e çuar numrin e ushtarëve të vrarë armenë në 673.

Azerbajxhani nuk ka publikuar ndonjë shifër të ushtarëve të vrarë.

Nagorni Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset dhe është i populluar nga armenët etnikë.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për këtë rajon edhe më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Postime të ngjashme

Paralajmëron shefi i NATO-s: Evropa s’mund ta mbrojë e vetme veten nga Rusia

S.B.

Greqi: Rastet e reja Covid vazhdojnë mbi 2 mijë, spitalet nën presion të madh

S.B.

Papa Françesku niset drejt Irakut, do ta ruajnë 10.000 policë e ushtarë

S.B.

Shkalla e lindjeve në SHBA bie gjatë pandemisë

S.B.

Australia i kërkon KE-së të rishikojë bllokadën e vaksinave nga Italia

S.B.

Hungaria mbyllet sërish

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...