Akuzat e ish-gjyqtarit Simmons, BE thotë se qëndron pranë EULEX-it dhe arritjeve të tij

Bashkimi Evropian ka deklaruar se qëndron pranë Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe arritjeve të tij, pas akuzave dhe pretendimeve për korrupsion në këtë mision, që i ka shfaqur ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve në EULEX, Malcolm Simmons dje në një komision parlamentar të Kosovës.

 

Në një përgjigje për Kallxo, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë se versioni i Simmons është i njëanshëm dhe i pavërtetuar.

“Ne qëndrojmë pranë misionit EULEX dhe arritjeve të tij.  Nuk është hera e parë që z. Simmons përpiqet të paraqesë versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të keqbërjeve gjatë kohës kur ishte gjyqtar në Misionin e BE për Sundimin e Ligjit”, ka shtuar ai.

Stano ka theksuar se ish-gjyqtari i EULEX-it ka dështuar të sigurojë prova për të mbështetur pretendimet e tij.

“Le të kujtojmë se Simmons refuzoi të bashkëpunojë me një ekip hetimi të udhëhequr nga një gjykatës në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për të hetuar gamën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga z. Simmons. Kur iu dha mundësia për të mbështetur pretendimet e tij të ndryshme, z. Simmons dështoi t’i sigurojë ekipit hetues ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Simmons mes tjerash e ka quajtur mision politik EULEX-in, ai ka thënë se brenda këtij institucioneve suksesi matej me numrin e lëndëve të trajtuara dhe prioritetizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu ai ka shtuar se dosje të cilat përmbanin të dhëna të dëshmitarëve në lidhje me luftën e fundit në Kosovë u janë dërguar autoriteteve të drejtësisë në Serbi.

Simmons deklaroi para deputetëve kosovarë se Bashkimi Evropian nuk i ka mohuar asnjëherë akuzat e tij për korrupsion në EULEX.

“BE-ja kurrë s’i ka mohuar akuzat e mia për korrupsion, në vend të kësaj ata janë përgjigjur duke bërë sulme personale”, tha ai.

Edhe EULEX dje gjatë ditës pretendimet e Simmons i ka quajtur të pavërteta dhe hamendësime.

Related posts

Ramosaj: Në Deçan ka mungesë të barnave kundër helmimit

D V

Glauk Konjufca pret në takim emisarin Lajçak

D V

Kusari-Lila: Qytetarët e Gjakovës në masë të madhe po kërkojnë që të jem kandidate për kryetare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More