Akuzat e listave të pavarura ndaj KSHZ-së, KSHZ: Respektohet kodi zgjedhor

Shkup, 11 tetor – KSHZ respekton Kodin zgjedhor dhe nuk mundet të veprojë asgjë më tepër nga ajo cka shkruhet në të.

Kështu vlerëson Zëdhënësi i KSHZ së Admir Shabani, pas akuzave të përfaqësuesve të listave të pavarura të qytetarëve të cilët akuzuan KSHZ në se emërtimet e listave të pavarura të qytetarëve janë fshirë nga fleta e votimit dhe KSHZ ka shkruar grup zgjedhësish.

Sipas tij, Kodi zgjedhor në nenin 60 paragrafi 9 e përcakton shum qartë se si bëhet emërtimi i listave të kandidatëve në përgjithsi, ku i veçon grupet e pavarura të kandidatëve dhe ku thotë se emërtimi i kandidatëve të pavarur shënohet si grup zgjedhësish dhe emri dhe mbiemri i kandidatit, nëse bisedohet për kandidat për kryetar të Komunës dhe emri dhe mbiemri i bartësit të listës nëse bisedohet për listë për këshilltar të komunave.

“Neni 60 paragrafi 9 ai i cili e definon emërtimin e të gjithë listave të kandidatëve se si duhet të duken dhe ky nen potencon qartë se në rastin e parashtruesve të listave, shënohet grup zgjedhëish dhe emri dhe mbiemri i kandidatit ose i bartësit të listës, kur bisedohet për listat për këshilltar të komunës. Aq më tepër që në nenin 97 të Kodit zgjedhor ku bisedohet për dukjen dhe përmbajtjen e fletvotimit për zgjedhjet për këshilltar, gjithashtu përmendet emërtimi i listës ndërsa nëse e lidhim ne nenin 60 paragrafi 9, shumë qartë shifet se KSHZ ka respektuar kodin zgjedhor sa i pëket këtyre dy neneve” – tha zëdhdënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Sa i përket akuzave nga listat e pavarura të qytetarëve se KSHZ po punon në dëm të tyre, KSHZ është decide se respekton denjësisht çdo nen dhe paragraf që është i shkruar në kodin zgjedhor.

Related posts

Aksident i rëndë në Haraçinë, humb jetën një person

Redaksia

Iniciativa e Federatës botërore të bursave “Të alarmojmë për edukim financiar”

D V

Stevo Pendarovski: Imunizimi është një faktor kyç në tejkalimin e krizës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More