Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Akuzat për rolin e tij në Kosovë, Basha: Janë të gjitha gënjeshtra

Lulzim BashaKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është përgjigjur akuzave për kohën e tij kur ka qenë pjesë e UNMIK në Kosovë.I pyetur lidhur me kasën për masakrën e Krushës së Madhe, Basha tha se nuk e ka marrë kurrë dhe shtoi se akuzat kundër tij janë çmontuar.“E vërteta është ajo që ju keni shteruar tashmë këtu.

Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe, është marrë nga Dashamir Peza, si përkthyer i BBC. Sa i përket faktit tjetër, e ka hedhur poshtë Baton Haxhiu. Unë jam krenar për çdo sekondë të kaluarës sime dhe për kohën që kam shërbyer në Kosovë. Të gjitha akuzat janë sajesa absolute. Të gjitha kanë marrë përgjigje të qartë”.

Lidhur me takimin me Bellanicën, Basha tha se nuk e ka takuar kurrë dhe shtoi se është dëshmia e Dashamir Pezës është prova e qartë që kasetën e ka marrë BBC.“Asnjëherë nuk jam takuar me Meliam Bellanicën. Sipas dëshmisë së Dashamir Peza, kaseta është marrë nga ai dhe BBC, që është transmetuar nga të gjithë televizionet e tjerë. Për akuzën tjetër, gjithçka është çmontuar nga Baton Haxhiu, unë s’kam qenë kurrë pjesë e hetimeve për UÇK-në”.

Për hetimet që ka kryer në Kosovë, kreu i demokrateve u shpreh se ka qenë pjesë e grupit që kanë hetuar vetëm për krimet serbe.

“Unë kam pjesë e dy hetimeve kundër Sllobodan Milloshevit, jam krenar që kam dhënë kontributin tim për kasapin e Ballkanit. Në Kosovë kemi hetuar krimet Serbe. Këto janë bërë hetimet e vetme që kam bërë, ose më saktë ka ndihmuar se unë nuk kam bërë hetime”, tha ai në TvKlan.Basha tregoi atë që sipas tij është çmontimi i akuzave kundër tij. “Pastaj u ngrit fabula për Shtëpinë e Verdhë, që e çmontuat ju këtu. E para për kasetën që foli vetëm Dashamir Peza, e dyta për arrestimin e një luftëtari që u çmontua nga Baton Haxhiu. Dhe për Shtëpinë e Verdhë që tha zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që tha se kishte qenë ai në Shtëpinë e Verdhë dhe jo unë”, u shpreh kreu i PD.

Postime të ngjashme

Basha nis reformimin e partisë

Bekim Laçi

Dorëhiqet drejtori i IKMT-së në Shkodër

Bekim Laçi

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal

Bekim Laçi

Pastrohet Sazani/ Deri dje tabu, sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj

Bekim Laçi

Nga Thethi në Ksamil, Kryeministri Rama: Një sezon turistik i lehtësuar nga hija e armikut të padukshëm!

Bekim Laçi

Ambasadorja e SHBA-së: Biden e bëri të qartë, korrupsioni dhe krimet destabilizuese janë kërcënim jo vetëm për Amerikën, por edhe për botën

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...