Akuzohet për përdhunim, probleme në horizont për Vidal

nga Xh M

Probleme në horizont për Arturo Vidal. Gjatë orëve të para të kësaj të hëne, mesfushori i njohur u dërgua në komisariat, pasi një grua raportoi për një sulm seksual të dyshuar në Mía Bar, në një festë ditëlindjeje.

Çështja i takon Prokurorisë së Flagrancës së Metropolit Lindor, e cila ka vepruar menjëherë dhe po heton rastin.

Koloneli Gerardo Aravena bëri me dije se bëhet fjalë për një lojtar të skuadrës vendase, Colo Colo, pikërisht ekipi ku luan Vidal.

“Po e konfirmoj. Gjithsesi, nuk mund t’ju jap informacione të mëtejshme sepse po kryhen procedura në këtë moment dhe mund të pengojnë zhvillimin e hetimit”- tha koloneli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More