Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Akuzohet për shpërdorim detyre, kallëzohet penalisht kryetarja e Bashkisë së Dimalit

Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema është kallëzuar penalisht nën akuzën shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Dosja për çështjen pritet të përcillet nga Prokuroria e Beratit për në SPAK për hetime të mëtejshme si pasojë e moskompetencës.

Kallzimi penal është bërë nga shtetasi Petrit Baho banues në fshatin Poshnje. Ai ka deklaruar se prona e tij është shkatërruar nga fadromat e bashkisë më 23 nëntor 2020 dhe pas këtij akti bashkia leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij.

Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie. Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Mema për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho. Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho,që pretendon se ka marrë leje nga bashkia“, shkruhet në kallëzim.

 Ndërkohë që nën akuzë janë edhe dy punonjësit e bashkisë Agim Çuni e Pandi Lilo. I akuzuar gjithashtu është edhe qytetati Ramadan Baho, i cili mendohet se është favorizuar nga bashkia.

Bashkëshortët Baho pohojnë se,janë kërcënuar nga shumë persona dhe deklarojnë se kryebashkiakja Mema ka marrë 20 mijë Paund nga Ramadan Baho,me qëllim favorizimin e tij për ndërtim.

Postime të ngjashme

Irani sulmon Shqipërinë: Ju nuk flisni dot për të drejtat e njeriut, keni mbushur vendin me vrasës dhe terroristë

T E

Nëna braktis vajzën mes Turqisë, gjyshja detyrohet të kthehet në Shqipëri për ta shkolluar…

T E

Fotografia e rrallë nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

T E

Transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë

T E

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...