Al-Khelaifi flet për Mbappen dhe Ronaldon: Pozicioni i klubit është i qartë, nuk e ndryshojmë – CR7 kurrë nuk ishte objektiv i yni

Nasser Al-Khelaifi ka folur për Kylian Mbapen dhe ofertat që kanë ardhur nga Real Madridi.

 

Presidenti i PSG foli për L’Equipe në Stamboll pasi përfundoi shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Pozicioni i klubit është i qartë, asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka mbetet e njëjtë, ne nuk do ta ndryshojmë apo përsërisim”, ka thënë kreu i Parisit SG.

Në orët e fundit, Real Madrid ka dërguar ofertën përfundimtare për sulmuesin (170 + 10 milionë euro) , dhe tani topi është kthyer në fushën e PSG-së.

Al-Khelaifi u pyet gjithashtu për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, i cili po kërkon largimin nga Juventusi, ndërsa u supozua edhe kalimi te PSG.

“Ne kurrë nuk e kishim ndërmend të nënshkruanim me të”, ka thënë shkurt ai.

PSG është në grupe me Manchester Cityn, RB Leipzig dhe Club Brugge.

Related posts

Dzeko nuk e hedh poshtë Romën

Z H

Barcelona do të marrë 2.6 milionë euro nga UEFA si kompensim për lojtarët që ishin prezent në Euro 2020

D V

Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com