Alan Shearer zbulon pakënaqësitë e yllit kryesor të Anglisë me Southgate gjatë ndeshjes me Spanjën

nga D V

Alan Shearer ka pretenduar se një lojtar i Anglisë nuk ishte aspak i lumtur me Gareth Southgate gjatë finales së Euro 2024 ndaj Spanjës.

‘Tre Luanët’ humbën me rezultat 2-1 ndaj Spanjës në Berlin, me golin e Cole Palmer në minutën e 73-të që nuk ishte i mjaftueshëm.

Golat e pjesës së dytë nga Nico Williams dhe Mikel Oyarzabal ishin të mjaftueshëm që Spanja t’i jap fund serisë prej 12 vitesh pa trofe.

Ishte më shumë një nate e keqe për Southgate dhe ekipin e tij, të cilët u gjendën në pozitën e njëjtë në të cilën ishin tri vite më parë kur humbën ndaj Italisë.

Southgate bëri zëvendësimet e tij herët gjatë lojës, me Cole Palmer dhe Ollie Watkins që zunë vendin e Kobbie Mainoos dhe Harry Kane. Këto ndryshime e lejuan Jude Bellingham që të lëviz në një rol më qendror, diçka që e ndihmoi atë të asistojë tek goli i Palmer.

Në pjesën e parë, sidoqoftë, Bellingham shpeshherë luante në të majtë të mesfushës, me Phil Foden që vraponte përpara dhe i bashkohej Kanes në sulm.

Për këtë arsye Shearer beson se ylli i Real Madridit nuk ishte i lumtur që luante në një pozicion të tillë në finale.

“Bellingham nuk ishte i lumtur. Ai sërish u detyrua të luante në të majtë. Ju mund ta shihni se ai nuk ishte i lumtur fare”.

“Ai kishte një pamje zhgënjyese, krahët e tij ishin ngritur lartë, ai po shikonte drejt pankinës për të marrë udhëzime”.

“Ju mund ta shihnit se gjërat nuk po shkonin mirë, ai ishte i frustruar me mungesën e presionit dhe gjithçka tjetër”, ka thënë legjenda angleze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More