Alarm i rremë për bombë në një fabrikë në Ilinden

nga D V

Shkup, 29 tetor – Në SPB Shkup sot në mëngjes është raportuar se në një fabrikë në lagjen Ilinden është vendosur një pajisje shpërthyese. Pas kontrolleve të bëra, është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.

“Më 29.10.2024 në orën 8:20 në SPB Shkup, një e punësuar në një personit juridik nga lagjja Ilinden në Shkup ka raportuar se në emailin zyrtar të personit juridik në orën 6 ka ardhur një porosi se në fabrikë është vendosur një pajisje shpërthyese”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Siç bëjnë të ditur, menjëherë ishin dërguar ekipe të SPB Shkup dhe Njësia për antiterrorizëm dhe pasi ishin kryer kontrollet e nevojshme, nuk ishte gjetur pajisje shpërthyese, gjegjësisht është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More