Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Alarm në Vatikan, rezultojnë pozitivë me koronavirus 4 roje personale të Papa Franceskut

Katër pjesëtarë të rojave zvicerane, forca personale e mbrojtjes së papës, kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, tha Vatikani të hënën.

Të katër ata tregonin simptoma dhe janë aktualisht në karantinë – tha zëdhënësi i vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë.

Ndërkohë, të gjitha rojat, në shërbim apo jo, do të veshin maskat brenda dhe jashtë në përputhje me masat e kërkuara”, tha ai. Rojat zvicerane, një ushtri e krijuar në 1506 nga papa Xhuliusi II për mbrojtjen e tij, aktualisht numërojnë mbi 100 trupa. Ato janë një magnet për vizitorët e Vatikanit, me uniformat e tyre verdhë, kuq dhe blu, armatimet dhe helmetat e veçanta.

Sipas traditës, rojat zvicerane duhet të jenë të gjithë nga 19 deri në 30 vjeç dhe të paktën 1.74 të gjatë. Ata duhet të jenë katolikë praktikantë katolikë, zviceranë, dhe të pamartuar. Sot, rojat zvicerane thuhet se gëzojnë një marrëdhënie më personale dhe jo formale me papën aktual, Franceskun, që konsiderohet se është më pak i lidhur me protokollin strikt papal se sa paraardhësit e tij.

Vatikani ka thënë se Papa Francesku, 83 vjeçar, po monitorohet në vazhdimësi për koronavirusin.

Postime të ngjashme

Mbi 300 persona të akuzuar për sulmin në Kongresin amerikan

T E

Raporti që vë në alarm Italinë: Rreziku nga Covid-19 është rritur, nevojiten masa të reja

T E

Synohet të ulet me 10% të dendësia mesatare e ndotjes së ajrit

Bexhet Musliu

Intensifikohet kërkimi në fushën e qarqeve të integruara

Bexhet Musliu

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...