“Albania’s Got Talent” fillon më 11 nëntor, në mesin e jurisë edhe Adelina Ismaili

nga D V

Spektakli global për zbulimin e talenteve do të nisë së shpejti edhe në Shqipëri.

Televizioni Vizion Plus ka bërë të ditur se “Albania’s Got Talent” do të fillojë më datën 11 nëntor, gjegjësisht në orën 21:00; në garën për të fituar 20 mijë euro.

Në mesin e jurisë së jashtëzakonshme në spektakël do të jenë emra shumë të njohur, duke përfshirë Agron Llakajn, Adelina Ismailin, Ledina Çelon dhe Kastro Zizon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

 

“Një juri e jashtëzakonshme, do të presë të hënën mbrëma talentet në Vizion Plus. Agron Llakaj, Adelina Ismaili, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo, do t’ju shoqërojnë çdo fillim jave në spektaklin tuaj të preferuar të talenteve, nën drejtimin e Isli Islamit”, ka shkruar Vizion Plus në postimin e tyre në Instagram.

Formati Albania’s Got Talent është në kuadër të brendit global Got Talent, që u themelua nga Simon Cowell.

Është hera e parë që ky format i talenteve të larmishme organizohet në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More