Agjencia Zhurnal.mk

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Mejë kërkojnë dënime për ata që kryen masakrën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti Ai, bashkë me kryekuvendaren Vjosa Osmani kanë bërë homazhe tek varrezat në Mejë, bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për shtyp.

Kurti ka bërë thirrje të hënën për ndjekjen penale dhe dënimin e përgjegjësve për masakrën e Mejës, në 21 vjetorin e saj.

“Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit. Bëjmë thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer”, ka thënë Kurti në Mejë.

Meja është vendi i masakrës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj 27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë.

376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës.

“Sot, si rrjedhojë e rrethanave të krijuara nga COVID-19, në pamundësi për të qenë me familjet e atyre që humbën më të dashurit, e të atyre që akoma presin të dinë për fatin e tyre, Kryeministri i vendit zgjodhi të jetë afër kujtimit të atyre që nuk janë më mes nesh”, shkruan në njoftim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...