Kosovë

Albin Kurti e krahason Adem Mikullovcin me aktorin e famshëm botëror

Zhurnal Ads

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar, me rastin e vdekjes së aktorit Adem Mikullovci.

Kurti ka thënë se mbrëmë morën lajmin e trishtuar për vdekjen e Mikullovcit.

Ai ka thënë se me veprimtarinë e tij artistike, Adem Mikullovci me të drejtë mund të quhet Charlie Chaplini i ynë.

“Mbrëmë vonë pas mesnate e morëm lajmin e trishtuar që baca Adem, veprimtari e politikani deputeti i të dy republikave u nda fizikisht nga jeta. Ai shumë ka kontribuar për artin dhe vendin tonë saqë puna e tij ngelet me neve për neve dhe bazat që do të vijnë. Filmat dramat komeditë e tij e bëjnë bacin të denjë për ta quajtur Chaplini ynë. Sot këtu ne bëmë nderime për jetën dhe veprën e tij. Nuk ka  as një aktor tjetër që ka qenë pranë dhe me popullin sikurse Adem Mikullovci. Ai e ka njohur mirë atë që ka bërë artin. Andaj ky artist dhe politikan do të na mungojë shumë gjatë”, ka thënë Kurti.

Postime të ngjashme

Thirrja e BE-së: Kosova dhe Serbia t’i respektojnë marrëveshjet e arritura

S.B.

A e ka refuzuar MPB kërkesën e Vuçiqit për vizitë në Kosovë?

D XH

Një fëmijë bie nga lartësia në Prizren, dërgohet në QKUK

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...