Albin Kurti: Funksionimi i universitetit në veri të Mitrovicës nuk është legjitim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se funksionimi i universitetit në veri të Mitrovicës nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin për Arsimin dhe nuk është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

 

Në seancën e sotme plenare, kreu qeveritar tha se askush nuk duhet të vë në dyshim mekanizmat e shtetit për të parandaluar një veprimtari të jashtëligjshme, mirëpo është interes i Kosovës që qytetarët në atë pjesë t’i integrojnë në institucionet e vendit.“Nuk ka dyshim se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin ën Komuna dhe nuk është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe për këtë arsye ky universiteti nuk financohet nga buxheti i Kosovës dhe nuk do të menaxhohet deri sa funksionimi i tij të jetë në përputhje me Ligjet e Kosovës. Askush nuk duhet ta vë në dyshim se shteti jonë ka mekanizma për të parandaluar një veprimtari të jashtëligjshme, por gjithashtu e kemi parasysh se këtë universitet studiojnë qytetarë të Kosovës dhe është interes i yni që ata të integrohen në shtetin tonë”, tha ai.

Këtë deklarim, kreu qeveritar e bëri pas pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për ndërtimin e universitetit në pjesën veriore me financim serb.

Related posts

Tomas Szunyog: Vitit 2021 është viti i zgjedhjeve në Kosovë

N E

Abdixhiku letër publike liderëve partiakë: Ta shkurtojmë fushatën dhe përballjen politike ta bëjmë përmes debateve në media

D V

Këto janë masat e reja anti-Kovid që pritet të hynë në fuqi nga data 13 shtator në Kosovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com