Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Albin Kurti: Këta dy deputetë të partive tjera do na bashkohen në qeverinë e re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka thënë se partia e tij i ka votat për të formuar Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këtë deklaratë ai e dha gjatë një konference në Tiranë, kur është pyetur nëse do të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë vendore ose Listën Serbe.

Ai u shpreh i bindur që nuk do të kenë nevojë për një kompromis të tillë.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, ka thënë Kurti.

Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që janë mbajtur më 14 shkurt, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

Postime të ngjashme

BE do të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

N E

Driton Selmanaj : LDK gaboi që e votoi Vjosa Osmanin

N E

SHBA dhe Britania e Madhe: Duhet të rishikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë

N E

Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia punë e kryer

N E

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...