Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Albin Kurti mesazh nga Tirana për zgjedhjet: Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim!

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e kandidatit për deputet në 25 prill, Boiken Abazi.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nga Tirana dha mesazhin e tij se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë nevojë për ndryshim.

Gjatë një konferencë për mediat nga selia e VV-së në kryeqytet, kreu i kësaj force politike dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për tre kandidatët në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Kurti bëri thirrje për gjithë përfshirje sociale dhe pjesëmarrje qytetarë në zgjedhje. Sipas Kurtit janë këtu dy elementë që e përbejnë shtetin demokratik.

“Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime dhe ata të Kosovës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha. Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takime. Do të takojë edhe këtu zyrtarë shtetëror. Jam për 3 ditë, pasi do të prezantoj 3 kandidatë. Gjykata Speciale në Hagë merret vetëm me luftëtarët në UÇK. Ne do të kemi gjykata brenda Kosovës. Me procesin e vettingut, me departamentin e gjykatave të reja në fushën e punës, do të zvogëlojmë atë gjysmë mln lëndë që është në pallatin e drejtësisë. Do të sjellim drejtësi për qytetarët. Do të trajtojmë të gjitha pretendimet. UÇK ka bërë luftë të drejtë, të pastër. Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK ne do të kemi një sistem të ri që do t’i trajtojë me prioritet ato raste. Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK, ata janë me popullin e Kosovës. Prej 20 mijë të veteranëve, janë klasë e mesme, pasi një pjesë e tyre vazhdojmë të ngelen të varfër.”, tha Kurti.

Albin Kurti bëri të ditur se sapo të krijohet qeveria në Kosovë do të nisë bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë.

“Sapo të zgjidhet qeveria e re në Kosovë menjëherë do të fillojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, bashkëpunimin me kryeministrin Edi Rama meqë do formojmë në qeverinë para zgjedhjeve këtu.

Në këto 7 vite numri i marrëveshjeve Kosove-Shqipëri është 3 shifrorë, ndërsa numri i zbatimeve është një shifrorë. Është e domosdoshme të shkojmë nga marrëveshjet e shkruara në zbatim real.  Bashkëpunimin me cilindo kryeministër në Shqipëri do ta kemi të shkëlqyer”, tha Kurti.

Postime të ngjashme

Rama: BE është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Ja çfarë premton në fushën e bujqësisë

S.B.

Pandemia ndryshon ritet e Ramazanit

S.B.

Rama në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe të pandemisë, vjen lehtësimi!

S.B.

Basha shpalos planin e tij përpara studentëve: Çdo vit 10 mijë stazhe të paguara 300 mijë lekë në muaj

S.B.

Imunizimi, thuajse 10 përqind e popullsisë kanë marrë një dozë në Shqipëri

S.B.

Zgjedhjet/ Basha: Kryeministri dështoi në betejën kundër drogës, Shqipëria burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...