Kosovë

Albin Kurti përkujton 7 shtatorin: Përpjekje për liri që u kurorëzua me luftën e UÇK-së

Zhurnal Ads

7 Shtatorin e vitit 1990, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar, e ka kujtuar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, përveç gur themel i shtetësisë së Republikës së Kosovës, është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë.

Kurti thotë se ky vullnet i popullit shqiptar për liri e pavarësi u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga pushtimi e sundimi serb më 12 qershor 1999.

Statusi i tij i plotë:

Në ditën e sotme, tri dekada më parë, më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar dhe të pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare, shtetasve të vetë, me territor unik, të patjetërsueshëm dhe të pandashëm.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish Jugosllavi. Sot, edhe pse të lënë në harresë nga pushtetet e deritanishme, me krenari e respekt kujtomë delegatët nënshkrues, të gjallë dhe ata në përjetësi.

Kushtetuta e Kaçanikut, përveç gur themel i shtetësisë së Republikës së Kosovës, është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë. Ky vullnet i lirë i dhe i ligjshëm u rilegjitimua me referendumin për Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur më 30 shtator 1991, dhe u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e sundimi serb më 12 qershor 1999.

Postime të ngjashme

Kosovë/ ​Tre viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus

admin

Si votoi Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës për çështjen e njohjes së Kosovës?

admin

Gastronomët e Kosovës këmbëngulin për zgjatje të orarit të punës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...