Albin Kurti pret në takim liderët e VLEN – rikonfirmon mbështetjen për ndryshim

nga Redaksia

Prishtinë, 21 prill – Mëngjesin e sotëm, me tu kthyer nga takimet që patën me shqiptarët e diasporës në Berlin të Gjermanisë e Cyrih të Zvicrës, liderët e koalicionit VLEN takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka bërë të ditur se kryeministri Kurti, i cili e pati të pamundur të ishte me ne në diasporë, shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij të parezervë për koalicionin VLEN.

“Albini e kishte të pamundur të na bashkëngjitet në Berlin e Cirih, por sot na priti në zyrën e tij në Prishtinë për të na e rikonfrmuar edhe një herë mbështetjen e parezervë”, ka thënë Gashi.

Ai ka njoftuar se në këtë takim u njoftuan nga afër me rreziqet nga manovrat serbe në kufi me Kosovën.
“Tentativat për kanosje ndaj Kosovës kanë marrë fund, ashtu siç ka marrë fund edhe ëndrra e madhe serbe e quajtur Ballkanini Hapur”.

Sipas Gashit, ky takim ishte rikonfirmim i bashkëpunimit të ngushtë për ta bërë ndryshimin e madh në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More