Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Albin Kurti takon Kryetarin e Bashkisë së Athinës

Kryetari i Bashkisë së Athinës ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, ku u takua me homologun e tij të Prishtinës Shpend Ahmeti. Ndërsa sot, kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis u prit në takim nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në takimin dypalësh, u diskutua për menaxhimin e pandemisë dhe sfidat e tjera, si dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës në Kosovë, Bakojanis shkoi edhe në kampin e KFOR ku takoi forcat greke që shërbejnë aty. Kryebashkiaku i Athinës vizitoi edhe Kishën Ortodokse të Shën Nikolaos, si dhe u takua me Peshkopin e Rashkës dhe Prizrenit në Manastirin e Graçanicës.

Kryetari i Bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis shkoi në Kosovë me ftesë të kryebashkiakut të Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin ka një miqësi të hershme. Bakojanis ka qenë pjesë e Bankës Botërore në Kosovë 15 vite më parë.

“Kthim në Prishtinë 15 vite pas mandatit tim në Bankën Botërore në Kosovë, duke iu përgjigjur ftesës së mikut tim kryetarit Shpend Ahmeti dhe takim me Kryeministrin Albin Kurti. Është një mundësi për të përcjellë njohuritë dhe praktikat më të mira nga Athinë në një qytet me zhvillim dhe rritje të shpejtë, për të thelluar bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat”, ka thënë Bakojanis për vizitën e tij në Kosovë.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...