Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Albin Kurti thotë se do vaksinojnë me anti-Covid 60% të popullatës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në një lidhje direkte në Facebook në shpalosjen e programit qeverisës, pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai, ndër të tjera, në programin politik shëndetësor në rast të udhëheqjes së shtetit nga subjekti politik Vetëvendosje, ka përfshirë vaksinimin e 60% të popullatës, si dhe përmirësim të cilësisë së infrastrukturës shëndetsore.

Vaksinimi i së paku 60 % të popullatës, sigurimi i qëndrueshëm i materialeve  mbrojtëse, testeve dhe barnave, kanë qenë elementet e programit politik shëndetësor të V-’së.

“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Postime të ngjashme

PDK akuzon Qeverinë për bllokim të Kosovës në aspektin ndërkombëtar

D V

Komuna e Prishtinës e gatshme të përballoj valën e re të COVID-19, shprehet kundër mbylljes

D V

Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

D V

I nxehti afrikan, sot temperatura të larta në vendin tonë

D V

Ardhja e bashkatdhetarëve, fluks i madh i veturave në pikat kufitare – te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

D V

Në rajonin e Prishtinës, gjatë natës së kaluar janë konfiskuar 10 patentë shoferë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...